Celebrities Gossip Health & Beauty

Mos u çudisni fare…Paris Hilton nuk ka përdorur kurrë botox!

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton së fundmi ka shprehur se nuk ka pasur kurrë botoks ose mbushës në fytyrën e saj. 40-vjeçarja nuk e ka ndjerë të nevojshme t’i drejtohet injeksioneve kozmetike të njohura për ta mbajtur atë pa rrudha. Ndërkaq, ajo ka shprehur se:

Unë kurrë nuk kam bërë një injeksion. Jam pa botoks, pa mbushës. Shumica e miqve të mi e kanë bërë atë botoks ose mbushës për vite me radhë, pasi ishin në të 20-at e tyre, por unë jam aq e lumtur që nuk kam bërë asgjë.

Paris nuk dëshiron më të duket si një “barbie” dhe në vend të kësaj, të duket si më ‘elegante’.

Ajo shpjegoi:

Unë dikur kisha më shumë një pamje si ‘barbie’ dhe tani jam më elegante dhe e veshur me marka si ‘Lanvin’, ‘Valentino’ dhe ‘Oscar de la Renta’. Gjithçka që kam veshur ditën kur njerëzit mendonin se isha e çuditshme, tani të gjithë e kanë veshur atë.

Kjo nuk është hera e parë që Paris ka vendosur një trend, pasi mini-fustani prej argjendi që ajo veshi për ditëlindjen e saj të 21-të është kopjuar që nga Kim Kardashian, Kendall Jenner e deri te Blake Lively.

Së fundmi, Paris duket është mërzitur nga paratë dhe fokusin e ka drejtuar diku tjetër. Ylli televiziv, zbuloi gjatë episodit në ‘Just for Variety’ se nuk është më e interesuar në para pasi u përqendrua më shumë në marrëdhënien e saj me të fejuarin, Carter Reum.

Sipërmarrësja në dokumentarin e saj “This Is Paris” deklaroi që nuk do të ndalet derisa të bëhet miliardere, por theksoi se ndihet ndryshe këto ditë.