Parlamenti i Armenisë votoi kundër zgjedhjes së udhëheqësit të opozitës, Nikol Pashinian, në krye të Qeverisë. Pashinian ishte kandidati i vetëm. Ndërkaq, ai kërcënoi me rinisje të protestave në qendër të Jerevanit. Ishin këto manifestime që ditë më parë, detyruan Kryeministrin Serzh Sarkisian të jepte dorëheqje.