Bota

Partnerja e Putin me mision të vështirë, ja çfarë kërkesash po merr ajo nga miqtë e saj!

Miqtë e partneres së Vladimir Putinit, Alina Kabaeva, po i luten asaj që të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës, ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra. Një burim tha për “PageSix” se:

Mikeshat e Alinës po i luten që të shkojë te Putini dhe ta bindë atë të përfundojë luftën. Ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë. Putini është i rrethuar nga unaza sigurie. Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai, edhe nëse e bën ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre.

Në fillim të këtij muaji ‘PageSix’ raportoi se presidenti rus dyshohet se ka fshehur të dashurën e tij dhe fëmijët në vendin neutral evropian. Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë, dy djem dhe vajza binjake, me Putinin, megjithëse të dy nuk konfirmuan kurrë asgjë zyrtarisht.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili thotë se Kabaeva besohet të ketë pasaporta me një numër emrash dhe kombësish të ndryshme. Putin ka dy vajza të rritura Maria Vorontsova, 36 vjeçe dhe Katerina Tikhonova, 35 vjeçe. Ai raportohet gjithashtu se ka një vajzë të quajtur Luiza Rozova 18-vjeçe, e njohur gjithashtu si Elizaveta Krivonogikh, nga një marrëdhënie e mëparshme me pastruesen e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh.