Në ditëlindjen e saj të 26-të, Kate Cassidy ndau një sërë fotografish të vjetra me këngëtarin e ndjerë, Liam Payne, me të cilin ishte në një lidhje dashurie.
Ajo shprehu mirënjohje për vitin që kaloi dhe reflektoi mbi një periudhë të vështirë të jetës së saj, duke theksuar rëndësinë e momentet e bukura që ka përjetuar.
Kate dhe Liam kishin një romancë dyvjeçare dhe ishin së bashku deri dy ditë para vdekjes së tij në tetor 2024, kur ai humbi jetën në rrethana tronditëse.
Në postimin e saj në Instagram, ajo shpërndau disa nga fotografitë më të bukura me Liam dhe e përshkroi vitin e kaluar si një kapitull që do të mbetet gjithmonë pjesë e saj. Kate ka shkruajtur:
Jam mirënjohëse edhe për një vit tjetër, duke reflektuar mbi bukurinë e 25-të – është një kapitull që do të jetë gjithmonë pjesë e imja
Vdekja e Liam Payne e tronditi botën, duke shkaktuar një reagim të fortë në mediat ndërkombëtare.