Showbiz

Pas 20 vitesh, Backstreet Boys priten të renditen të parët në Billboard me albumin “DNA”!

“Billboard” sapo ka publikuar një artikull ku shkruan se javën e ardhshme albumi më i ri i grupit Backstreet Boys, “DNA”, do të zërë vendin e parë në klasifikimin “Billboard 200”.

Sipas parashikimeve ky album nga gushti i vitit të kaluar e deri tani ka patur shitjet dhe dëgjueshmërinë më të madhe dhe kjo me siguri do t’i mundësojë djemve vendin e parë sa i përket albumit më të mirë të momentit.

Kjo arritje vjen 20 vite që pas suksesit të tyre të fundit. Sakaq, “DNA” vetëm në pak muaj ka arritur të shesë mbi 200 mijë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara.