Showbiz

Pas 4 vitesh mungesë, Adele mund të rikthehet me një album të ri që pritet të thyejë rekorde

Edhe pse ka 4 vite që i mungon skenës dhe fansave me projekte të reja muzikore, Adele mund të jetë duke na surprizuar të gjithëve.

Mendohet se shumë shpejt ajo do të lançojë albumin më të ri muzikor ndërsa javën që vjen pritet të dalë kënga e parë e tij. Këto spekulime nisën pasi një portal shkroi në Twitter se albumi më i ri i Adele do të publikohet më 8 nëntor.

Fansat më të emocionuar se kurrë vërshuan me komente që u bënë menjëherë virale e megjithëse këto mbeten ende aludime, të gjithë presin me padurim albumin e saj që pritet të thyejë rekorde.

Gjithashtu spekulohet se në këtë album do të ketë një bashkëpunim me Lady Gaga pasi edhe kjo e fundit ka rrëfyer se albumin e saj të ri do ta quajë Adele. Mesa duket artistet po kurdisin diçka.

Albumi i fundit i Adele daton në vitin 2015 me të cilin theu dhjetra rekorde dhe shiti 22 milion kopje në të gjithë botën.