Sport

Pas bekimit të Tiago Motës vjen zyrtarizimi nga FIFA, talenti i sulmit lë zyrtarisht Slloveninë për Shqipërinë!

Arman Durmishi zyrtarisht do të mund të luajë vetëm për Kombëtaren e Shqipërisë në të ardhmen. FIFA  ka miratuar sot ndryshimin për talentin 16-vjeçar.

Durmishi kishte luajtur më parë për moshat e Sllovenisë. Juventusi pagoi plot 800 mijë euro te Koper në Slloveni, pasi vetë Tiago Mota u raportua se e ndoqi si rast.

Për Juventusin U-17, sulmuesi që u afrua në verë ka shënuar 11 gola në 15 paraqitje të këtij sezoni dhe ka asistuar 3 të tjerë. Kontrata e firmosur pas largimit nga Koper, e lidh atë me “Zonjën” deri në vitin 2027.

Durmishi debutoi me Kombëtaren U-17 në nëntorin e kaluar. Kuqezinjtë e drejtuar nga Andrea Tedesko luajtën dy miqësore me Poloninë dhe një prej tyre e fituan.