Në muajin tetor këngëtarja e famshme Selena Gomez u shtrua në një spital psikiatrik për shkak të një krize nervore e megjithatë, ndryshe nga shumica e personazheve të famshëm ajo nuk u përpoq të fshihte problemet e saj.
Gjendja mendore e 26-vjeçares u përkeqësua pas operacionit të veshkës që e çoi në uljen e qelizave të bardha të gjakut por gjithashtu ndarja nga Justin Bieber duket se i dha asaj goditjen e fundit.
Ka vetëm pak ditë që ajo ka dalë nga qendra ku po trajtohej por ende nuk i është rikthyer punës apo platfomave sociale. Këngëtarja është shfaqur ditët e fundit vetëm në shoqërinë e miqve të saj duke bërë ski, duke darkuar e drekuar e më së tepërmi duke u kujdesur fort për mirëqënien e saj.