Celebrities

Pas deklaratës së Gert Ferrës se Egli ka të dashur, reagon kunati i saj: Marion e kam…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ish-banori Gert Ferra, ka bërë deklaratën virale se Egli është në një lidhje jashtë. Lidhur me këtë, ka reaguar sot në “Fan Club” kunati i Eglit.

Më duket qesharake. Çfarë nuk po dëgjojmë. Unë Eglin e kam shoqëruar që nga dita e parë në Top Channel. Këto deklarata bëhen për vëmendje. Marion e kam shok. Është instruktor palestre. Këtu çdo mashkull ta bëjnë të dashur.

Pjesë nga intervista e Gertit në TAR:

Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.

Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?

Gerti: Po, po.

Atalanta: Ju e njihni?

Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk  e ka mohuar askush.

Atalanta: Ju e njihni atë djalin?

Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.

Atalanta: Keni një emër?

Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.