Pak ditë më parë u bë publike se këngëtarja e famshme Adele do të divorcohet nga bashkëshorti i saj Simon Konecki pas 8 vitesh së bashku.
Ajo ka nisur një proces divorci prej mijëra dollarësh ndërkohë që është e lumtur që e ka marrë këtë hap dhe nuk do të ketë më kthim mbrapa.
Përfaqësues të këngëtares janë shprehur për “Daily Mail” se Adele është gati të njohë dikë të ri por nuk do të donte që ai të ishte anglez.
Ajo gjithashtu është duke krijuar muzikë të re dhe momentalisht ndihet mjaft e frymëzuar. Në fund të këtij viti Adele do të vijë me një album të ri që flet për ndarjen, zemërthyerjen dhe feminizmin.