Showbiz

Pas ndarjes nga Bradley Cooper, Irina Shayk i rikthehet menjëherë pasarelave

Ka kaluar vetëm një javë nga ndarja mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk të cilët vendosën t’i jepnin fund pas 4 vitesh lidhje.

Modelja e famshme nuk po humbet aspak kohë por i është rikthyer karrierës së saj. Ditën e kaluar ajo është shfaqur në pasarelën e “CR Runway x LUISAVIAROMA” në ’90 vjetorin e kësaj marke.

Bukuroshja 33-vjeçare dukej e mahnitshme me një fustan të zi lëkure si dhe doreza të gjata. Sa i përket vogëlushes së saj, burime pranë ish-çiftit kanë zbuluar se do ata do të kalojnë kohë si familje vetëm për hir të vajzës së vogël.