Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Nag për të komentuar banorët e “BBV4”. Ndërkohë, disa ditë më parë ai postoi një story:
Kam që nga e shtuna që inboxi im është full me mesazhe mbi të njejtën temë, hyrjet e reja në “BBV”, specifikisht për një nga hyrjet. Ajo çështje është hesap i mbyllur nga ana ime prej vitesh. Nuk kam çfarë shtoj kush e di, e di. Edhe ata që kanë mbajtur anën e gabuar prej kohësh, janë kthyer në krahun tim sepse unë çfarë kam bërë e kam bërë vetë deri më sot dhe kur jam ndihmuar kam pranuar që jam ndihmuar. Ndjej vetëm keqardhje.
Sot në “LFT” ai sqaroi gjithçka.
Përpara disa vitesh ka ndodhur një përleshje. Në 2020. Kemi pasur rreth shoqëror të përbashkët. Ka ndodhur një keqkuptim midis nesh që unë e kam sqaruar pak më vonë. Është mbyllur. Ndjekësit e mi nuk reshtën së më luturi me futjen e re që të rishfaqem në televizion. U detyrova ta sqaroj këtë gjë. Nuk ka asgjë mes nesh. Nëse unë jam jashtë dhe ai është brenda mua më duket e padrejtë që të flas për një temë që ka ndodhur vite më parë, nuk u përpoqa të hedh vrer mbi të, më duket e padrejtë unë jam jashtë, ai është i izoluar. Ne e kemi zgjidhur këtë gjë s’kemi pasur më fërkime përballë. Nëse unë do isha në “BBV” mbase do ishim sqaruar por në të tilla rrethana. Leqë s’ka asgjë për të sqaruar. Ka qenë një temë profesionale. Është sqaruar, unë gëzoj të drejtat e autorit të ajo gjë.