Celebrities

Pas përplasjes me G Ban, reagojnë prindërit e Gjestit, a i mbajnë qëndrim ata ish-banorit?!

Lot dhe emocione në spektaklin e kësaj të marte, ndërsa pas rrëfimit rrëqethës, Gjesti ka përlotur në takimin surprizë të kryer me prindërit e tij. I përmalluar pas muajve në izolim nga një spektakël i Big Brother VIP në tjetrin, artisti ka përqafuar në lot të ëmën dhe babain e tij duke thënë se pa ta dhe mirëqënien e tyre, nuk ka asgjë. I penduar për shqetësimet që ju solli prindërve që nga fëmijëria derisa u formalizua në tregun shqiptar si artist, Gjesti u ka kërkuar atyre falje për çdo hidhërim apo lot që iu ka vënë në sy.

Ndërkohë, prindërit e Gjestit kanë folur sot në “BBV Fan Club”. Lidhur me takimin me të birin, ata u shprehën:

Shumë e vështirë, mall plot. Nuk munda të qaj, nuk munda ta mërzis.

Unë isha shumë i lumtur që e takova.

Sa ndryshe nga jashtë shtëpisë është Gjesti sipas tyre brenda “BBV”?!

I njejtë si në shtëpi, është i sjellshëm, nuk ofendon. Këtu presioni është më i madh.

Lidhur me situatën me G Ban, ata u shprehën:

Kjo është lojë, mundet të ketë debate. G Ban i ka puthur edhe kokën, edhe kanë pasur shoqëri, edhe Gjesti e pyeti për babain. Nuk mbaj asnjë gjë ndaj G Ban, është lojë.