Klubi i Skënderbeut thotë se “Nuk ka aspak besim te Komisioni i Apelit në UEFA”, pas seancës së djeshme dëgjimore që zgjati 6 orë dhe u morën në pyetje disa futbollistë. Por, te Skënderbeu janë optimistë se të drejtën do ta fitojnë në KAS-in e Lozanës. Skuadra pret që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv t’i shpallë të pafajshëm e t’u heqë dënimin 10-vjeçar për mospjesëmarrje në kompeticionet europiane dhe gjobën prej një milionë eurosh që i ka vendosur UEFA në kuadër të dyshimeve për trukim ndeshjesh.