Diva e muzikës pop, Rihanna është tanimë në një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Dyshja e njohur nuk janë shfaqur shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit për ta mbajtur sa më larg vëmendjes mediatike lidhjen, por ata nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve.

Rreth disa orëve më parë, në rrjet kanë qarkulluar disa foto të çiftit në Los Angeles pas daljes së tyre nga restoranti.

Rikujtojmë, se mediat e huaja thanë se për Krishtlindje, Rihanna e kishte ftuar reperin në Barbados, në vilën e saj private. A$AP Rocky është parë në aeroport me valixhe, ndërsa miqtë e këngëtares kanë treguar se ajo është shumë e lumtur për këtë marrëdhënie të re.
Ndërkaq, A$AP ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të partneres së tij në vitin 2013-të dhe ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes. Rihanna nga ana tjetër i dha fund lidhjes disa mujore me ish-të dashurin e saj, miliarderin Hassan Jameel.
Rikujtojmë, se nga kriza e pandemisë globale, është prekur edhe 33-vjeçarja. Rikujtojmë gjithashtu se Rihanna nuk ka publikuar asnjë album muzikor që nga viti 2016.