Gossip Showbiz

Falimenton “Fenty” i Rihanna-s?!

Nga kriza e pandemisë globale, është prekur së fundmi edhe këngëtarja me famë botërore, Rihanna. Biznesi i saj i famshëm i veshjeve “Fenty” është duke falimentuar totalisht dhe pritet që të mbyllet përfundimisht gjatë javës së ardhshme. Linja e modës, e themeluar në 2019, hyri në histori si marka e parë luksoze e drejtuar nga një grua me ngjyrë, konkretisht nga diva e muzikës pop, Rihanna.

Sipas “Women’s Wear Daily” (WWD), falimenti i Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brand-i në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali. Së fundmi, ylli i muzikës R&B ka qenë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me reperin Asap Rocky.

Ata nuk fshihen më në publik dhe kohët e fundit janë fotografuar edhe në momente intime pranë njëri-tjetrit, në vendlindjen e Rihanna-s në Barbados. Rikujtojmë gjithashtu se Rihanna nuk ka publikuar asnjë album muzikor që nga viti 2016.