Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Pastroni shtëpinë më shpesh pasi mund t’ju ndodhë dhe ju/Familja gjen thasë me një milion qindarka…

Një familje që po pastronte shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, u has me disa çanta që përmbanin një milion qindarka. John Reyes tha se ai po pastronte shtëpinë e vjehrrit të tij kur bëri zbulimin dhe thasët me qindarka që ai i gjeti ishin në thasë bankarë të mbyllura, sipas mediave të huaja. Ai shpjegon:

Kam pasur mjaft koleksionistë që më kanë thënë se kjo është diçka që nuk duhet të shitet derisa të dimë se çfarë po ndodh.

Sipas medieve amerikane, familja përcaktoi se monedhat janë bakër dhe jo zink, të cilat Shtetet e Bashkuara filluan t’i përdorin nga vitet 1980. Reyes ka listuar monedhat në ‘OfferUp’, një faqe interneti për rishitje, duke kërkuar për to rreth 25,000 dollarë. Kur u pyet rreth çmimit që ai kërkon, ai u përgjigj se:

Vlera është në veçantinë e tyre…