Best of Live From Tirana of 2025
E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Pamela Shqezi. Ajo ka komentuar më shumë mbi marrëdhëniet kohët e sotme…
Ka një teori që thotë se sot kanë ndryshuar pak rolet mes meshkujve dhe femrave, si e sheh ti?
Po mos të merren vajzatme meshkujt që kanë ndryshuar rolet. Gocat tani, nga vajza më normale që bën një punë shumë të thjeshtë, deri tek ajo që është shumë e ngritur, duan një mashkull të pasur. Në momentin që ti merresh me një mashkull që është shumë lart teje dhe ai ka 100 opsione të tjera më të mira se ti, patjetër që ai do të bëjë ‘princeshën’. Mos u merr me një mashkull që të bën ‘princeshën’ se nuk është për ty, ai që të bën ty ‘princeshën’, një tjetre i çon 1000 trëndafila. Nuk i bën ‘princeshën’ një tjetre që është më lart. Zgjidh një mashkull që është më poshtë se standardi jot ose njësoj si standardi jot. Mos vuaj pastaj duke thënë që ai po të bën ‘princeshën’. Nëse unë jam me një mashkull që është shumë më lart se unë dhe ai mua më trajton keq, patjetër që unë do mendoj që ky bën ‘princeshën’. Ky bën ‘princeshën’ me ty. I njëjti mashkull që bën ‘princeshën’ me ty, çon 1000 trëndafila tek një tjetër që atij i duket super fem1ër, e kam të faktuar. Ai ka gjithmonë një njeri më lart se ti. Ai bën ‘princeshën’ se nuk i intereson për ty, nuk të shkruan, të trajton keq. Ose do thuash që ky mashkull është shumë larg ligës sime dhe unë do duroj.