Partia Demokratike denoncoi se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake e Vlorës kanë ndaluar me dhunë një protestë kundër trefishimit, sipas saj, të çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët vlonjatë. Përmes një baneri levizës, demokratët e Vlorës ironizonin kryetarin e Bashkisë Dritan Leli. Por, në mënyrë të dhunshme sipas PD-së, baneri lëvizës u ndalua dhe u shkatërrua nga policia. Deputeti Agron Shehaj tha se policia përdori dhunën që të heshtet kundrejt abuzimit me trefishimin e çmimit e ujit në Bashkinë Vlorë.