Politikë

PD, Noka: Qeveria mbron te inkriminuarit

Partia Demokratike denoncoi planin e Këshillit Bashkiak të Hasit për të shpallur qytetar nderi ish deputetin socialist hasian Gafurr Muça, i cili mbahet mend si personi që plagosi në Kuvend Azem Hajdarin. Deputeti demokrat Flamur Noka në një dalje nga Selia Blu deklaroi se pas këtij vendimi fshihet Kryeministri Rama. Sipas Nokës, qeveria me këtë model vlerësimi tregon se mbron persona të lidhur me krimin si ish Ministri Tahiri.