Aktualitet

PD, Vokshi: Qeveria po mbledh informacione private për 80% të votuesve

Partia Demokratike denoncoi sërish sot mbledhjen e të dhënave personale të pacientëve, punonjësve të administratës dhe prindërve të fëmijëve që ndjekin arsimin publik për t’i përdorur sipas saj nga qeveria në zgjedhjet e ardhshme. Albana Vokshi i kërkoi komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave të hetojë. Ajo shtoi se PD bëri dhe padi penale në prokurori për shpërdorim detyre nga ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe asaj të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Vokshi kërkoi pezullimin e tyre nga detyra.