Lifestyle

Për Gjeneratën Z nëse i ke mbushur 62-vjeç je ‘zyrtarisht’ i/e moshuar!

Sipas brezit Gen Z, mosha 62-vjeçare konsiderohet momenti kur një person quhet “zyrtarisht i moshuar”. Një sondazh i ri nga organizata Age Without Limits, ku morën pjesë rreth 4,000 persona, tregoi se perceptimi për plakjen ndryshon ndjeshëm mes brezave. Personat e lindur në vitet ’40, ’50 dhe ’60 mendojnë se pleqëria fillon në moshën 67-vjeçare, ndërsa të rinjtë nën 30 vjeç e vendosin këtë kufi më herët, në 62 vjeç.

Sipas të njëjtit sondazh, Gen Z beson se rënia e aftësive njohëse nis rreth moshës 62 vjeç, vështirësitë me teknologjinë fillojnë në 59 vjeç, ndërsa ndjekja e modës moderne nuk duket më e përshtatshme pas moshës 56 vjeç. Ndërkaq, një sondazh i zhvilluar nga EduBirdie me 2,000 të anketuar në shkurt 2026 tregon një prirje të qartë te Gen Z. Shumica e të rinjve të lindur mes viteve 1997–2012 preferojnë një gjumë të mirë gjatë natës, sesa të kalojnë kohë intime me partnerin.

Sipas rezultateve, 67% e të anketuarve thanë se do të zgjidhnin pushimin dhe rikuperimin fizik përpara aktivitetit seksual. Në plan më të gjerë, prioritetet kryesore të kësaj gjenerate rezultojnë të jenë punë e qëndrueshme – 64%, arritje personale – 59, miqësitë – 50% dhe koha vetëm – 46%.

Megjithatë, 37% e të anketuarve deklaruan se janë ende seksualisht aktivë, çka sugjeron se zgjedhja e gjumit mbi seksin nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesë interesi, por me rivendosje prioritetesh. Të dhënat pasqyrojnë një ndryshim kulturor ku mirëqenia, stabiliteti financiar dhe balanca personale duket se zënë vend më të lartë në hierarkinë e nevojave krahasuar me brezat e mëparshëm.