Lifestyle Love & Sex

Gjumin apo seksin? Ja se cilën preferojnë më shumë gjenerata Z!

Një sondazh i zhvilluar nga EduBirdie me 2,000 të anketuar në shkurt 2026 tregon një prirje të qartë te Gen Z. Shumica e të rinjve të lindur mes viteve 1997–2012 preferojnë një gjumë të mirë gjatë natës, sesa të kalojnë kohë intime me partnerin. Sipas rezultateve, 67% e të anketuarve thanë se do të zgjidhnin pushimin dhe rikuperimin fizik përpara aktivitetit seksual.

Në plan më të gjerë, prioritetet kryesore të kësaj gjenerate rezultojnë të jenë punë e qëndrueshme – 64%, arritje personale – 59, miqësitë – 50% dhe koha vetëm – 46%. Megjithatë, 37% e të anketuarve deklaruan se janë ende seksualisht aktivë, çka sugjeron se zgjedhja e gjumit mbi seksin nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesë interesi, por me rivendosje prioritetesh. Të dhënat pasqyrojnë një ndryshim kulturor ku mirëqenia, stabiliteti financiar dhe balanca personale duket se zënë vend më të lartë në hierarkinë e nevojave krahasuar me brezat e mëparshëm.

Është sigurisht një mënyrë gjallëruese për të nisur ditën dhe për të larguar përgjumjen. Dhe seksi i mëngjesit gjithashtu mund të jetë më i kënaqshëm se seksi në çdo kohë tjetër të ditës, bazuar në hulumtimet e reja në Mbretërinë e Bashkuar. Ia vlen të vendosni orën e ziles, pasi ora më emocionuese për pasionin është me sa duket ora 7.30 e mëngjesit.

Gjetjet vijnë nga 500 burra dhe 500 gra, kryesisht në marrëdhënie afatgjata, të moshës 18 deri në 65 vjeç, të cilëve iu kërkua të regjistronin kohën në të cilën kishin seks gjatë gjashtë javëve. Në çdo rast, ata vlerësuan kënaqësinë e tyre nga akti nga 10. Koha më e kënaqshme për të bërë seks, e zgjedhur nga pothuajse një në katër persona, ishte ora 7.30 e mëngjesit.