Lifestyle

Vajzat e Gjeneratës Z po “përqafojnë” jetën si shtëpiake!

Një analizë e fundit e trendeve tregon se një numër në rritje i grave të brezit Gen Z po shfaq interes për role më tradicionale në familje, përfshirë kujdesin për shtëpinë dhe partnerin. Sipas studiuesve që kanë analizuar sjelljen online, është vënë re një rritje e ndjeshme e përmbajtjeve në rrjetet sociale që lidhen me gatimin, organizimin e shtëpisë dhe marrëdhëniet në çift, shpesh të paraqitura nën etiketën e stilit “tradicional”. Ky trend duket se po ndikohet kryesisht nga përmbajtjet virale dhe ndryshimet në preferencat e stilit të jetesës, duke nxitur diskutime mbi rolin e gruas në shoqërinë moderne.

Të dhëna të reja nga Indeed tregojnë një ndarje të fortë mes brezave në mënyrën si amerikanët e vlerësojnë arsimin e lartë. Ndërsa vetëm 20% e Baby Boomers shprehen se pendohen për shpenzimet për universitetin, një shifër shumë më e lartë-51% e të diplomuarve të Gjeneratës Z-mendojnë se diploma nuk ia ka vlejtur barrën financiare. Ky skepticizëm në rritje po ushqehet nga një trend i ri në tregun e punës, i fokusuar te aftësitë konkrete (“skills-first”), ku 52% e shpalljeve të punës në Indeed nuk kërkojnë më domosdoshmërisht arsim formal.

Ndërkohë që tarifat e studimit vazhdojnë të rriten, shumë të rinj përballen me punësim nën nivelin e tyre dhe me borxhe, të cilat 38% prej tyre thonë se kanë kufizuar drejtpërdrejt zhvillimin e karrierës. Ky zhgënjim po çon në një ndryshim të madh drejt rrugëve alternative të karrierës: 83% e të rinjve tani i shohin profesionet praktike si një zgjedhje më të sigurt financiarisht sesa një diplomë tradicionale 4-vjeçare.

Sipas brezit Gen Z, mosha 62-vjeçare konsiderohet momenti kur një person quhet “zyrtarisht i moshuar”. Një sondazh i ri nga organizata Age Without Limits, ku morën pjesë rreth 4,000 persona, tregoi se perceptimi për plakjen ndryshon ndjeshëm mes brezave. Personat e lindur në vitet ’40, ’50 dhe ’60 mendojnë se pleqëria fillon në moshën 67-vjeçare, ndërsa të rinjtë nën 30 vjeç e vendosin këtë kufi më herët, në 62 vjeç.

Sipas të njëjtit sondazh, Gen Z beson se rënia e aftësive njohëse nis rreth moshës 62 vjeç, vështirësitë me teknologjinë fillojnë në 59 vjeç, ndërsa ndjekja e modës moderne nuk duket më e përshtatshme pas moshës 56 vjeç. Ndërkaq, një sondazh i zhvilluar nga EduBirdie me 2,000 të anketuar në shkurt 2026 tregon një prirje të qartë te Gen Z. Shumica e të rinjve të lindur mes viteve 1997–2012 preferojnë një gjumë të mirë gjatë natës, sesa të kalojnë kohë intime me partnerin.