Lifestyle

Arsyeja e trishtë pse Gjenerata Z po plaket më shpejt se Millennials…

A po duken të rinjtë e Gen Z më të rritur sesa moshatarët e brezave të mëparshëm? Sipas një analize virale, shumë të rinj të lindur pas viteve 2000 po japin shpesh përshtypjen e personave më të mëdhenj në moshë, ndërsa Millennials, brezi para tyre, po perceptohen si më “fresh” dhe më rinorë. Shpjegimi, sipas autorëve të këtij debati, lidhet me kombinimin e filtrave, presionit estetik dhe stresit të vazhdueshëm online.

TikTok dhe Instagram kanë krijuar një standard bukurie pothuajse artificial, ku fytyrat perfekte, pa pore dhe pa rrudha janë bërë normë. Si pasojë, shumë të rinj po përdorin grim të rëndë, procedura estetike dhe teknika konturimi që i bëjnë të duken më të rritur. Një tjetër trend që po kritikohet është mania për “jaëline perfect” dhe fytyrat e holla. Procedura si heqja e yndyrës në faqe (buçal fat removal) apo konturimi ekstrem po eliminojnë atë që zakonisht lidhet me rininë: tiparet e buta dhe fytyra e mbushur. Presioni nuk prek vetëm vajzat. Tek djemtë është rritur fenomeni i “looksmaxxing”, ku të rinjtë fiksohen pas pamjes perfekte mashkullore, nofullës së fortë dhe trupit ideal, shpesh duke përdorur metoda ekstreme apo suplemente të rrezikshme.

Analiza ndalet edhe tek ndikimi biologjik i jetës online. Përdorimi i tepërt i telefonit, mungesa e gjumit, qëndrimi për orë të tëra para ekranit dhe stresi konstant nga krahasimi në rrjetet sociale po ndikojnë jo vetëm tek shëndeti mendor, por edhe tek pamja fizike. Ekspertët përmendin edhe hormonin e stresit, kortizolin, i cili lidhet me plakjen më të shpejtë të lëkurës. Brezi Gen Z konsiderohet si brezi më i ekspozuar ndaj ankthit global, krizave ekonomike dhe presionit për sukses që në moshë shumë të re. Në fund, artikulli arrin në një përfundim interesant: ndoshta Millennials nuk duken më të rinj sepse kanë zbuluar sekretin e rinisë, por sepse kanë jetuar një adoleshencë më të qetë, larg filtrave, kamerave 4K dhe presionit të vazhdueshëm për perfeksion.

Një analizë e fundit e trendeve tregon se një numër në rritje i grave të brezit Gen Z po shfaq interes për role më tradicionale në familje, përfshirë kujdesin për shtëpinë dhe partnerin. Sipas studiuesve që kanë analizuar sjelljen online, është vënë re një rritje e ndjeshme e përmbajtjeve në rrjetet sociale që lidhen me gatimin, organizimin e shtëpisë dhe marrëdhëniet në çift, shpesh të paraqitura nën etiketën e stilit “tradicional”. Ky trend duket se po ndikohet kryesisht nga përmbajtjet virale dhe ndryshimet në preferencat e stilit të jetesës, duke nxitur diskutime mbi rolin e gruas në shoqërinë moderne.

Të dhëna të reja nga Indeed tregojnë një ndarje të fortë mes brezave në mënyrën si amerikanët e vlerësojnë arsimin e lartë. Ndërsa vetëm 20% e Baby Boomers shprehen se pendohen për shpenzimet për universitetin, një shifër shumë më e lartë-51% e të diplomuarve të Gjeneratës Z-mendojnë se diploma nuk ia ka vlejtur barrën financiare. Ky skepticizëm në rritje po ushqehet nga një trend i ri në tregun e punës, i fokusuar te aftësitë konkrete (“skills-first”), ku 52% e shpalljeve të punës në Indeed nuk kërkojnë më domosdoshmërisht arsim formal.