Kjo ishte hera e parë që Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u ngjitën në skenën e “Emmy Awards” mbrëmjen e kaluar, për tu turpëruar plotësisht.
Dy motrat duhet të prezantonin një çmim dhe para se ta bënin këtë gjë duhet të mbanin një fjalim të shkurtër ashtu sikurse çdo prezantues tjetër që i është caktuar kjo detyrë.
E gjithë salla shpërtheu në të qeshura në momentin kur ato theksuan se familja e tyre e di mirë çdo të thotë të jesh 100% autentik dhe vetëvetja në një serial televiziv, siç është “Keeping up with the Kardashians”.
Ato theksuan se ngjarjet janë bazuar në jetët e tyre reale dhe asgjë nuk është e inskenuar. Teksa kanë vijuar me prezantimin e çmimit, të gjithë të pranishmit në sallë qeshën me të madhe duke që bërë Kim dhe Kendall të turpërohen para mijëra shikuesve.
Talljet më pas kanë vazhduar me orë të tëra në rrjetin social Twitter ku ato u quajtën hipokrite nëse mendojnë se mund të gënjejnë audiencën për serialin e tyre ku gjithçka duket e pavërtetë dhe e shtirur.