Lifestyle Travel

Për ju që e keni destinacionin e radhës, njihuni me disa nga vendet më të bukura në Tokio!

Njihuni në këtë artikull me 4 vendet më të bukura në Tokio:

Happo-en

Happo-en është një thesar historik dhe kulturor në zemër të Tokios, i njohur për bukurinë e tij të jashtëzakonshme dhe atmosferën e qetë. Emri “Happo-en” do të thotë “Kopshti i Tetë Pamjeve,” duke simbolizuar bukurinë e tij nga çdo kënd. Kopshti i tij tradicional japonez daton që nga periudha Edo. Një veçori e veçantë janë pemët bonsai që janë mbi 500 vjet të vjetra, duke treguar mjeshtërinë dhe lidhjen e thellë të japonezëve me natyrën. Vizitorët mund të përjetojnë një ceremoni tradicionale çaji në një çajtor autentik, një praktikë e mbushur me filozofinë Zen.

Wadaiko Drum Lessons

Tradita japoneze nuk do të shijohej nëse nuk do të kishim provuar edhe ushtrimin me tupana. Mësimet daulleve tradicionale japoneze në Tokio ofrojnë një përvojë unike për të mësuar këtë art të lashtë. Të përshtatshme për fillestarë dhe të avancuar, këto mësime përqendrohen në teknika bazë si qëndrimi, ritmi dhe sinkronizimi. Japonezët luajnë në daulle tradicionale si taiko, me tinguj të fuqishëm dhe rezonues. Mësimet shpesh përfshijnë elementë të kulturës japoneze, duke përçuar disiplinë dhe energji. Ato organizohen në studio profesionale ose qendra kulturore dhe janë të hapura për vendasit dhe turistët.

Team Lab Planets Tokio

TeamLab Planets në Tokio është një muze interaktiv dhe shumëdimensional që kombinon artin, teknologjinë dhe natyrën për të krijuar përvoja magjepsëse. Vizitorët ecin zbathur për të ndjerë lidhjen me ambientet unike, të cilat përfshijnë dhoma me ujë, sipërfaqe reflektuese dhe drita që ndërveprojnë me lëvizjet. Çdo hapësirë është projektuar për të stimuluar shqisat dhe për të krijuar një ndjenjë zhytjeje totale.TeamLab Planets është një destinacion i veçantë që lidh artin modern me imagjinatën e pafundme dhe qetësinë shpirtërore.

Bota e Steven Aoki

E ku do të kishte më mirë që i gjithë ky udhëtim të mos përfundonte me një festë mes tingujve të muzikës elektronike të Steven Aoki, i cili me krenari përfaqësonte traditën japoneze në skenë. Ai tashmë është bashkëpunëtor i IQOS për të çuar para idenë e një bote pa tym në të ardhmen. Aoki ishte gjithëkund si një superyll i mbrëmjes ku u shënua 10 vjetori i ndryshimit të botës, misionit të përdorimit të cigareve.

Rikujtojmë se “Resonance Consultancy”, një kompani kanadeze këshillimi për turizmin dhe pasuritë e paluajtshme, publikoi një listë të qyteteve që ajo i konsideron më të mirat çdo vit. Renditja e “Resonance Consultancy” përcaktohet nga një analizë tepër e detajuar e qyteteve kryesore në rajone me një popullsi prej 1 milion ose më shumë, bazuar në tre kategori të gjera. Këto janë, jetesa që përfshin cilësinë e ajrit, çmimet e qirave, hapësirat e gjelbra, dashuria, jeta e natës, restorantet, angazhimi në mediat sociale dhe prosperiteti, normat e papunësisë, arritjet arsimore, PBB për frymë. Kështu, për të dhjetin vit radhazi, në vend të parë edhe këtë herë qëndron Londra.