Sarah Berisha dhe DJ PM, janë një dyshe shumë e preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, sigurisht ndoshta pas Beatrix dhe Donaldit. Flirtimet dhe situatat romantike mes atyre të dyve nuk duken të kenë fund dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë se çfarë do të ndodhë më vonë mes tyre, pasi të dy ata janë duke frenuar ndjenjat e tyre dhe duke mos u shfaqur 100% si çift.
Megjithatë duket se Sara ka shumë qejf Yll Limanin si artist dhe Pajtimi i ka thënë fjalët “Për ty sjell Yllin”. Duket se dëshirat e tyre do të bëhen realitet pikërisht sot. Sipas burimeve, është pikërisht Yll Limani që do të jetë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për kënaqësinë e banorëve por edhe për tonën natyrisht.
https://www.instagram.com/p/CXRh80VlwQA/
Teksa nuk është e sigurtë nëse do të jetë një hyrje e re apo thjesht do të performojë, mbetet për t’u parë spektaklin e sotëm live. Gjithsesi me shumë gjasa hyrja e Yllit është thjesht një surprizë për banorët, duke qenë se vetë faqja zyrtare e “Big Brother VIP” nuk ka paralajmëruar ndonjë banor të ri që do t’i bashkohet shtëpisë mbrëmjen e sotme.