Këngëtari i njohur Yll Limani është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë pushimeve të tij në Spanjë, pasi mësohet se ka rënë pre e një vjedhjeje që i ka kushtuar telefonin, portofolin dhe sendet e tjera personale.

Dyshimet e para nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke shijuar kohën në një barkë nën rrezet e diellit. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përshkrimi i videos, ku ai pyeste me nota ironike:
Kujt i janë vjedhur telefoni, portofoli dhe të gjitha sendet personale në Spanjë?
Postimi i tij shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ndjekësit nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për një shaka apo për një ngjarje reale.
Sipas disa burimeve pranë këngëtarit kanë konfirmuar se incidenti ka ndodhur vërtet dhe se Ylli ka mbetur pa telefonin, portofolin dhe disa sende të tjera me vlerë gjatë qëndrimit të tij në Spanjë.
Pavarësisht situatës së pakëndshme, artisti ka zgjedhur ta trajtojë ngjarjen me sportivitet dhe humor, duke mos lejuar që incidenti t’ia prishë plotësisht pushimet.
Edhe pse humbja e sendeve personale mund të jetë një përvojë stresuese për këdo, gjëja më e rëndësishme është se këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon të shijojë ditët e mbetura të pushimeve.
Ndjekësit e tij kanë reaguar me mesazhe mbështetjeje në rrjetet sociale, duke i uruar që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe që pushimet e tij të mos mbeten në kujtesë vetëm për këtë incident të pakëndshëm.