Një djalë 12-vjeçar, i cili gdhendi një tas druri për të mbledhur para për ukrainasit e prekur nga lufta, ka mbledhur më shumë se 200,000 paund. Sipas ‘Sky news’, Gabriel Clark, nga Cumbria, u bë viral muajin e kaluar pasi babai i tij Richard bëri thirrje në mediat sociale që njerëzit të ndiqnin llogarinë e Instagramit të të birit ku ai postonte punime druri.
https://www.instagram.com/p/CcOb93yr9Rw/
Brenda pak ditësh, llogaria e Gabriel në Instagram, e cila shpërndante foto të krijimeve të bëra me dorë, u bë nga gjashtë ndjekës në 250,000 ndjekës. Vogëlushi së shpejti vendosi të krijonte një tas të veçantë për Ukrainën në një përpjekje për të mbledhur fonde për të prekurit nga lufta. Tashmë kanë arritur të mbledhin rreth 215,822 paund dhe do të përfundojë kur një fitues do të zgjidhet rastësisht për të fituar tasin prej druri të punuar nga Gabrieli.
https://www.instagram.com/p/CcdiDu-Lt4y/
Ndërkaq, llatformat teknologjike, si platforma Etsy, po shërbejnë si një mënyrë për të dërguar ndihmë të drejpërdrejtë për ukrainasit. Ky treg i produkteve të artizanatit është bërë pjesë e infrastrukturës së padukshme globale për ndihma humanitare. Sipas VOA-s, që me fillimin e sulmit të Rusisë, mijëra artizanë nga mbarë bota po shesin në këtë faqe interneti produkte me tematikë ukrainase dhe po i shpërndajnë fitimet për qëllime bamirësie.