Big Brother Radio Celebrities Showbiz

Përballimi i nevojave seksuale në shtëpi, Ermiona: Këtu të paragjykojnë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Dea dhe Ermiona u shprehen në ‘Big Brother Vip Radio’ që janë shndërruar në aseksuale gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi!

Ermiona: Nuk ndjej nevoja seksuale në shtëpi.

Dea Mishel: Këtu thjesht ia mbush mendjen vetes që do vish këtu dhe do privohesh nga jeta jote normale. Ketu jemi aseksualë. Nuk e di perse ndodh kjo, nuk kam terheqje për askënd, ndoshta ngaqë e dimë që jëmi të vëzhguar.

Ermiona: Unë dua të rri vetëm, kam ardhur vetëm dhe dua të iki vetëm. Në Shqipëri të paragjykojnë, këtu kemi vulgaritet në shumë gjëra!