Gossip

Dea Mishel shpërthen me ironi pas krahasimeve me Selin Bollatin?

Krahasimet në rrjetet sociale mes personazheve publike duket se nuk kanë të ndalur dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është vënë Dea Mishel.

Ish-banorja e Big Brother VIP është krahasuar së fundmi me Selin, banoren aktuale të shtëpisë, duke nxitur komente dhe reagime të shumta për pamjen fizike dhe stilin e tyre.

Pas zhurmës së krijuar, Dea ka vendosur të reagojë publikisht përmes një story në Instagram.

Ajo ka ndarë një mesazh të dërguar nga një ndjekës, i cili me ironi e pyeste nëse ajo kishte qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me Selin gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2”.

Pa humbur humorin, Dea iu përgjigj hapur situatës duke shkruar:

S’jeni mirë hahahahahaha. Ç’a futen biondet në Big, më ngjisni mua çdo vit

-duke lënë të kuptohet se këto krahasime janë bërë tashmë të zakonshme për të.

Reagimi i saj është parë nga ndjekësit si një përgjigje e drejtpërdrejtë, plot ironi dhe pa komplekse ndaj komenteve që qarkullojnë në rrjete. Dea ka sinjalizuar se nuk i merr seriozisht këto krahasime, të cilat i konsideron të pavenda dhe të përsëritura.

Ndërkohë, postimi i saj ka ndezur edhe më shumë diskutimet online.

Një pjesë e ndjekësve shprehen se Dea dhe Selin nuk kanë asnjë ngjashmëri, ndërsa të tjerë vazhdojnë t’i krahasojnë ato.

Megjithatë, Dea Mishel duket e vendosur të qëndrojë e qetë, duke iu përgjigjur zhurmës së rrjeteve sociale me humor dhe ironi.