Gossip Showbiz

Xheneta ka kërkuar të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania?

Gjatë një interviste në emisionin “Fun Club”, Xheneta zbuloi se kishte marrë një ftesë nga ekipi i produksionit të Big Brother VIP Albania për të marrë pjesë në edicionin e katërt të formatit.

Ajo sqaroi se ishte kontaktuar nga stafi ndërkohë që ndodhej ende brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por edhe pas përfundimit të përvojës së saj atje, nuk u arrit një marrëveshje për t’u përfshirë në programin shqiptar.

Megjithatë, këto deklarata të Xhenetës u kundërshtuan ashpër nga Ronaldo Sharka, i cili tha se ishte e kundërta:

Unë kam informacion tjetër, Xheneta ka kërkuar vetë të futet në Big Brother VIP Albania 4. Do doja që të ishe më e sinqertë me publikun këtë natë.

Xheneta e hodhi poshtë menjëherë këtë pretendim, duke u shprehur se:

Jo, kjo është shpifje. Unë i kam mesazhet që e provojnë atë që po them.

Debati u përshkallëzua, me Ronaldon që insistoi duke pyetur:

Shpifje nga kush? Kush po shpif?

Në përgjigje, Xheneta e bëri të qartë se kishte prova për atë që po thoshte:

Ata që të kanë thënë ty, ose ti po shpif. Unë kam mesazhet që vërtetojnë se familja ime është kontaktuar gjatë qëndrimit tim në Big Brother dhe pas përfundimit të atij sezoni. Kam biseduar me produksionin dhe kam qenë e mirëseardhur nga ata, por thjesht nuk arritëm të mbyllim një marrëveshje.

Ronaldo, pa e ndalur diskutimin, e pyeti përsëri:

Pra, ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother?

Xheneta e hodhi poshtë këtë akuzë me forcë, duke reaguar:

Kjo nuk është e vërtetë dhe nuk të lejoj të shpifësh. Merr informacione të sakta!

Në këtë moment, Ronaldo e ironizoi duke thënë:

Zonja gjykatëse, prokurore, të lutem më lër të mbaroj.

Xheneta, e revoltuar, u përgjigj me një batutë:

Nuk jam as gjykatëse as prokurore, por ndoshta një ditë mund të të mbroj!

Në fund, Ronaldo përpiqej të qetësonte situatën me një koment provokues:

Qetësohu zemër, qesh pak.

Ky debat në emisionin “Fun Club” ka ngjallur shumë reagime nga publiku, duke bërë që komentet për përplasjen mes dy personazheve të bëhen të shumta në rrjetet sociale.