Showbiz

Dea Mishel mohon zërat për një lidhje të re: Mos më lidhni me çdo njeri në planet!

Prej disa ditësh, një video e Dea Mishel duke u përqafuar me një mashkull në një koncert në Tiranë ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur aludime për një lidhje të re.

Mirëpo, vetë ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2 ka vendosur të sqarojë gjithçka përmes një postimi në InstaStory. Ajo ka theksuar se djali në fjalë është shoku i saj i ngushtë, duke i hedhur kështu poshtë të gjitha spekulimet.

“Mos më lidhni me çdo njeri në planet, është shoku im i ngushtë”, shkruan Dea, duke lënë të kuptohet se zemra e saj vazhdon të jetë e lirë.

E njohur për stilin dhe prezencën e saj mediatike, biondja është fokusuar në projekte të reja dhe zhvillimin e karrierës pas eksperiencës së saj në reality show. Për momentin, ajo mbetet beqare dhe e përkushtuar ndaj vetes.