Një adoleshente e varur nga solari ka zbuluar se ka vënë re shenja shqetësuese të dëmtimit nga rrezet ultra vjollcë në trupin e saj por prapë nuk mund të ndalojë së nxiri. Megan Blain, 18 vjeçe nga Seaham, County Durham, e cila ka përdorur solar pothuajse çdo ditë për tre vjet, ka zbuluar më parë se si është abuzuar në internet për shkak të zakonit të saj. Megan ka thënë se ka gjetur nishane të reja në trupin e saj që nuk dukej se i kishte para se të fillonte të nxihej rregullisht dhe i ka paralajmëruar të tjerët të mos provonin solarin.

Varësia e saj nga solari filloi kur ishte vetëm 16 vjeçe, me shpresën për të ruajtur një nxirje që zgjaste gjatë gjithë vitit. Ajo zëvendësoi produktet e nxirjes artificiale me solari. Pavarësisht se në fillim nuk dinte shumë për solarin, ajo kaloi deri në gjysmë ore në solar nën dritat ultra vjollcë për më shumë se një vit.
“Fillova të vëreja nishane në shpinë, në duar, kam nishane kudo. Nuk e dija nëse nishanet ishin kancerogjene. Kam një shenjë në bark. U përpoqa të shkoja te mjeku. Varësia po përkeqësohet. Nuk do t’ia rekomandoja askujt të shkonte në solar”.-tha e reja. Më parë, Megan shpjegoi se filloi të përdorte solarin sepse i pëlqente si dukej me një lëkurë të nxirë.
“Unë jam një person që vesh ngjyra të ndezura dhe më pëlqente se si i bënin ngjyrat të bien në sy. Fillova të shihja rezultate dhe sa mirë më bënte të dukesha dhe fillova të shkoja më shpesh”-tha ajo. Frika nga kanceri nuk e ka bërë studenten të ndalojë nxirjen.