Presidenti famëkeq i Shteteve të Bashkuara ka gabuar sërish saqë i gjithë Hollywood-i po i kthen kurrizin.
Në një ndër fushtat e tij në Tennessee ditën e dielë, Donald Trump përdori këngën e Rihanna-s “Don’t Stop the Music” për të bërë propagandë.
Kjo gjë u bë e ditur nga gazetari Philip Rucker i cili me anë të një postimi në rrjetin social Twitter zbuloi detaje të kësaj dite duke theksuar se fushata e Trump shkoi shumë mirë.
Teksa ka zbuluar se çfarë ka ndodhur, Rihanna ka reaguar duke thënë se kjo është hera e fundit që Donald Trump përdor këngët e saj për fushata elektorale.
Përfaqësuesit e saj më pas kanë dërguar një letër zyrtare në Shtëpinë e Bardhë ku shkruhej se përdorimi i paautorizuar i muzikës së këngëtares nga Trump krijon një përshtypje të gabuar se ajo është e përfshirë në këtë situatë.