Përfaqësuesja e Maltës në Eurovizionin e ardhshëm, Miriana Conte, është përballur me një kërkesë të papritur nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) për të ndryshuar tekstin e këngës së saj. EBU i kërkoi asaj që të hiqte fjalën “kant” nga teksti. Fjala “kant”, që do të thotë të këndosh në malteze, ka një konotacion vulgar në anglisht, që është arsyeja e këtij ndryshimi. Miriana ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë: “Aktualisht jam duke xhiruar videoklipin zyrtar të këngës ‘Kant’, duke jetuar fjalë për fjalë jetën time më të mirë. Sapo u informuam se EBU ka vendosur që nuk mund të përdor fjalën malteze ‘kant’ në këngën time të Eurovizionit.”
https://youtu.be/8qNK1tt6L5k
Kënga ‘Kant’ u bë hit para se të zgjidhej në konkursin kombëtar maltez të Eurovizionit. Edhe pse EBU mori këtë vendim, shumë fansa dhe kolegë shprehën mbështetjen për Mirianën. Prezantuesja Michelle Hunziker do të jetë në krye të edicionit të ri të Eurovisionit në Zvicër së bashku me koleget Sandra Studer dhe Hazel Brugger. Pas aludimeve të shumta javëve të fundit, është njoftuar se ajo do të jetë pritësja e Eurovision Song Contest 2025 që do të zhvillohet në St. Jakobshalle në Bazel nga 13 deri më 17 maj. Hunziker do të shoqërohet në skenë nga dy kolege, Sandra Studer dhe Hazel Brugger.
Ndërkaq, Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike, i cili fitoi Festivalin e Këngës me këngën e tyre “Zjerm”. Ky grup i njohur për energjinë dhe stilin e tyre unik pritet të sjellë një performancë të veçantë në skenën ndërkombëtare. Mali i Zi, pas disa ndryshimeve në përzgjedhje, ka zgjedhur këngëtaren Nina Zizic. Fillimisht, përfaqësuesit e vendit do të ishin grupi NeonoeN, por ata u tërhoqën dhe tani Zizic do të jetë ajo që do të përfaqësojë Malin e Zi me një interpretim të fuqishëm.