Një mbajtës serial i rekordeve Guinness, David Rush, ka përfunduar një gjysmë maratonë në Idaho i veshur me 137 bluza, që peshonin rreth 22 kg. Ai kishte vendosur rekordin në vitin 2019 me 111 bluza, por më pas u mund nga një vrapues tjetër me 127 bluza. Rush nisi të stërvitej sërish për rikthimin e titullit, duke vrapuar me rroba të rënda dhe çanta me peshë. Përpjekja e tij e parë në Famous Idaho Potato Half Marathon dështoi kur në 114 bluza i humbi qarkullimi i gjakut në qafë. Këtë vit ai u rikthye në të njëjtën garë dhe arriti të përfundojë distancën me 137 bluza të veshura.
Me këtë arritje, ai rimori titullin Guinness për më shumë T-shirt të veshura gjatë një gjysmë maratone. Rush tha se suksesi erdhi pas “viteve përpjekje dhe shumë këmbënguljeje”. Ai e përshkroi sfidën si një kombinim të vendosmërisë, kreativitetit dhe qëndrueshmërisë fizike.