Përfundon ngërçi disa mujor lidhur me lejet e qarkullimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, publikoi listën e lejeve të drejtimit që janë gati për t’u tërhequr nga qytetarët. Drejtoria renditi listat sipas qyteteve dhe datës së aplikimit ku disa datojnë nga marsi i këtij viti deri në fund të qershorit. Prej disa muajsh kishte një ngërç lidhur me lejet e drejtimit. Qytetarët edhe pse kanë aplikuar që nga marsi nuk kanë mundur që ta marrin në kohë lejen e drejtimit.