Aktualitet

Përfundon trajnimi profesional i policisë bashkiake

Pas trajnimit profesional, inspektorët e policisë bashkiake u certifikuan nga institutit evropian i trajnimit. Trajnimi i uniformave blu të bashkisë së Tiranës u zhvillua në kuadër të përgatitjes së tyre për komunikimin dhe procedurat standarde të veprimit. Për drejtuesin e institutit Ermal Ajuri, policia bashkiake ka ndryshuar fytyrë vitet e fundit dhe formimi profesional ndihmon policimin në komunitet.