Aktualitet

Përgjaket Laçi! Gjendet arma dhe identifikohet autori që lëshoi breshëri plumbash dhe plagosi 5 persona!

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Laçin mesditën e kësaj të shtune, ngjarja në afërsi të Kishës së Laçit.

Policia ka mundur të identifikojë autorin, i cili qëlloi duke lënë të plagosur 5 persona!

Top Channel mëson se autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi K. Kamberi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

LEXO EDHE: Ushtari i Aldo Bares humb betejën ligjore në Angli. Përdori 2 “non-gratat” e Berishës për marrje azili

Dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.  Pacientët e plagosur me armë zjarri në Laç të cilët po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës janë Amarildo Ndoj 26 vjeç dhe Geri Bitri 24 vjeç në gjendje rëndë shëndetësore (me plagë në zonën e legenit të dy).

Daniel Gjeloshi 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj 58 vjeç, janë në gjendje shëndetësore stabël, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Më herët policia sqaroi detajet paraprake të ngjarjes:

“Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në deklaratën zyrtare.