Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës: Po kërkohet nga një strukturë e posaçme!

34-vjeçari Eglant Koçi po kërkohet nga një strukturë e posaçme policore e Krimeve të Rënda. Në një konferencë për shtyp ku u prezantua bilanci i muajit maj, Policia e Tiranës bëri me dije se kërkimet janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës, ndërsa në ndihmë kanë shkuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Drejtori i Policisë, Oliger Torba:

Për zhdukjen e Eglant Koçit, ngjarje goxha sensitive, nga ana jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Indicia është marrë nga familjarët e të dyshuarit, të humburit.

Hetimi po ndiqet nga Struktura e Krimeve të Rënda. Është një strukturë e posaçme që po kërkon trupin e tij, kërkimet janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës, mes kufirit ndarës të Elbasanit.

Krahas forcave tona, na ka ardhur në ndihmë edhe nga FSK-ja. Vijon kërkimi, deri tani nuk kemi një rezultat konkret. Janë kontrolluar shumë zona që kishim dyshimet tona, nuk kemi ndonjë rezultat.