Një konflikt mes dy familjesh fqinje në Spitallë të Durrësit degradoi në përdorimin e mjeteve të forta e thikës. Mbetën të plagosur tre persona të moshave 23 deri në 47 vjeç që po marrin mjekim në spital. Lidhur me rastin, policia shoqëroi një 22 vjeçar. Ende nuk dihen shkaqet dhe uniformat blu nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Durrës, njoftim zyrtar:
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R.E., 22 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.