Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Egla ka përlotur me linjën e jetës në Big Brother. Në një rrëfim të sinqertë ajo është shprehur:
Ime më mbeti e ve në moshën 38-vjeç. Unë sapo kisha mbushur 18-vjeç. Në shtëpinë time mungoi im atë fare papritur. I ra hemorragji cerebrale dhe vdiq papritur në moshën 48-vjeçe. Do të doja vetëm të dija si mund ta kishte fytyrën tani, doja të shihja si mund ta kishte fytyrën tani. E shoh ndonjëherë në ëndërr me fytyrën që kishte pasur atëherë, nuk e imagjinoj dot si mund të ishte tani. Unë nuk kam shumë fotografi në duar sepse jam shpërngulur shumë në jetë dhe na kanë humbur shumë gjëra. Babi ishte i vetmi që sillte bukën në shtëpi, kemi vuajtur urinë. Beku, i vogli, mbaj mend që shkonte në shkollë me këpucët e mamit. Pas vdekjes së babit, unë isha dorëzuar, po e përjetoja shumë keq. Mami më aktivizon kaçurrelat duke thënë se unë nuk futem dot në Akademinë e Artit. Për herë të parë në jetën time vesha një fustan. Ai ishte portokalli, e kam blerë me lekë borxh, ishte i gjatë me ca lule verdhacuke, hera e parë që u vesha si vajzë. Konkurrova me një poezi të Çajupit, “Moj Mike” dhe kur dalin përgjigjet kam fituar e para.