Ekspertet duan 10 ditë kohë që të zbulojnë arsyen se perse uji u fut në Bibliotekën Kombëtare duke lagur 12 mijë botime. 5 ditë pasi uji depërtoi në katet e nëndheshme, Bilblioteka Kombëtare i është drejtuar me një shkrese zyrtare Institutit të Ndërtimit, duke kërkuar ekspertizën për të gjetur shkaqet e përmbytjes së ndodhur më 23 qershor. Agron Hysenlliu, drejtor i Institutit të Ndërtimit deklaroi se punimet qe po kryhen ne sheshin para Bibliotekës Kombëtare nuk kanë ndikuar në përmbytjen e bibliotekës.