Bota

Përmbytjet në Japoni, vazhdon të rritet bilanci i viktimave

Bilanci i viktimave në perëndim të Japonisë ka arritur në 176. Sipas qeverisë japoneze, janë me dhjetëra persona që rezultojnë ende të zhdukur ndërkohë që kërkimet vazhdojnë pavarësisht shpresave të pakta për të mbijetuar. Kryeministri japonez, Shinzo Abe, vizitoi zonat më të goditura. Reshje rekord shiu kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje toke në zonat perëndimore të Japonisë. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në zonën e Hiroshimës.