E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Pamela Shqezi. Ajo komentoi më shumë për dasmën e bujshme të djalit të Jozefina Topallit, Genar me Cindy Marina, si dhe bujën e shkaktuar në rrjet me ish-partneren e Genarit, Eva Murati.
Eva po e akuzonte Genarin se po e përndiqte. Ndonjëherë, përndjekësit mendojnë se përndiqen. Duke qenë se e bëjnë vetë, mendojnë se dhe ata janë të përndjekur, përndiqen me adresa fallco. Nuk kishte asnjë indikacion që personi në fjalë ishte Genari, absolutisht. Thellë brenda vetes, ajo e beson që përndiqet nga Genari. Komenti ajo e di që nuk mund të jetë nga Genari, se ka qenë shumë i zënë me dasmën e tij. Nga gjithë kjo dasmë përrallore, ndodhi kjo si syri i keq që e prishi magjinë. Ajo ishte vërtet një dasmë magjike, një çift i bukur, një ceremoni madhështore… Dhe vjen Eva me një koment të tillë që merr vëmendjen e dasmës