Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë.
Ai është fokusuar te një koment i hoxhës Mustafa Terniqi ndaj Arben Kolës, duke thënë se ai nuk e përfaqëson protestën qytetare.
Në postimin e tij, Rama i ka kritikuar të dy ata, duke shkruar:
“Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamengove.
Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿ Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën.
Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…”.