Celebrities Gossip Showbiz

Përplasje e fortë mes Gertit dhe Bernardit! “Nuk ka burra…”

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Gertit dhe Bernardit pas një deklarate të prej këtij të fundit, që ka shkaktuar tensione të mëdha mes tyre.

Bernardi, duke komentuar për lagjen e tij, ka thënë se ajo nuk ka burra, një pohim që ka provokuar menjëherë një reagim të ashpër nga Gerti.

I ofenduar dhe i zemëruar, Gerti i është drejtuar Bernardit me fjalë të ashpra, duke e akuzuar për turp.

Po flasim për një lagje që është një nga më të vjetrat në Tiranë dhe ti thua se nuk ka burra? Ca turpi je ti!

– ka thënë Gerti, duke u shprehur i zemëruar.

Më pas, ai ka shtuar se Bernardit nuk i bëhet turp për atë që ka thënë dhe e ka ftuar të largohet nga Tiranë.

Nga ana e tij, Bernardi ka vazhduar me deklarata të njëjta, duke theksuar se lagja e tij është pa burra.

Nuk ka burra, zero!

Kjo përplasje ka ndezur më shumë diskutime dhe polemika, ndërsa shumë të tjerë e kanë shikuar këtë debat si një përplasje mes dy persanaliteve shumë të ndryshëm, duke patur pikëpamje të ndryshme për çështje të tilla.