Showbiz

Përse fansat nuk mbetën të kënaqur nga performanca e “Maroon 5” në “Super Bowl”?

Një ndër eventet më të rëndësishme në SHBA siç dihet është ndeshja e futbollit “Super Bowl” por edhe eventi brenda tij “Super Bowl Half Time Show”.

Gjatë pushimit të kësaj ndeshje mbahet një spektakël me këngëtarët më të famshëm të industrisë së muzikës dhe këtë vit yjet e ftuar ishin Maroon 5 dhe Travis Scott.

Prezenca e tyre në këtë event është përfolur prej javësh dhe sa i përket performancës askush nuk ka mbetur i kënaqur.

Sipas fansave që kanë reaguar ashpër me meme dhe komente në Twitter, grupi Maroon 5 la shumë për të dëshiruar.

Performanca e tyre ishte e dobët madje në një moment kanë ndërprerë Travis Scott pasi Adam Levine u përpoq të kërcente me të.